Loading...

Misteri i vrasjes së Boranit dhe Silvit, dikush ka paguar për ti vrarë

Policia e Shkodrës ka mbledhur një sërë provash pas vrasjes të ish policit Boran Bercana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci.

Çifti u gjet i vrarë në një mjet poshtë apartamentit me qera. Ata u qëlluan me 23 plumba me një armë automatike tip gjermane duke mbetur të vdekur në vend.

Pas ngjarjes së rëndë forcat e policisë kanë arritur që të grumbullojnë disa prova.

Kështu përveç gëzhojave të plumbave dhe mbetjeve të plumbave të armës, janë pamjet në momentin e vrasjes nga kamerat e sigurisë, mjeti i djegur që u përdor në vrasje si dhe po ashtu arma e djegur me të cilën u krye krimi.

Këto janë provat kryesore që ka deri më tani policia. Megjithatë duket e vështirë për ta zbardhur për shkak se autori nuk ka lënë asnjë gjurmë në momentin e vrasjes por edhe pasi është larguar.

Askush nuk ka dëgjuar zhurmën në momentin e të shtënave, askush nuk ka parë autorin sepse ka qenë ora 1:15 e natës ashtu siç në makinën e djegur nuk ka asnjë shenjë gishtat apo diçka tjetër që të çojë drejt identifikimit të autorit të vrasjes së dyfishtë.

Pavarësisht kësaj policia përmes një njoftimi tregon se ka mbledhur dhe përpunuar një sërë provash që mund t’i shërbejnë hetimit të vrasjes së dy shtetasve. Policia thotë gjithashtu se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve edhe pse është tejet e vështirë për shkak se vrasja është super profesioniste pa lënë asnjë gjurmë ndërsa dyshimet janë të forta se është kryer nga vrasës profesionist me pagesë.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në mjetin tip “Benz”, u gjetën të vrarë me armë zjarri, shtetasit B. B. dhe bashkëshortja, shtetësia S. N. vjeç 30 e 24, banues në Shkodër.

Policia në vendngjarje ka mbledhur e përpunuar një sërë provash që do i shërbejnë hetimit. Gjithashtu në dalje të “ByPass” u gjet i djegur mjeti tip “Benz” dhe një automatik, të cilët dyshohen të jenë përdorur nga autorët. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com