Loading...

Ministri i Ramës ofron dorëheqjen, nis krisja e qeverisë

Një debat i ashpër i të enjtes mbrëma lidhur me mosvotimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar në Kuvend, bënë që Ministri i Diasporës Pandeli Majko t’i drejtohej zyres se kryeministrit Edi Rama që të premten në mëngjes.

Aty Majko i ofroi dorëheqjen kryeministrit, por ky i fundit mësohet se e ka refuzuar.

Majko shfyrtëzoi një telefonatë për t’u larguar nga salla të enjten në mbrëmje vetëm pak para se të niste votimi për ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar. Ky ishte vetëm epilogu i një diskutimi me ton dhe gjeste mes tij dhe Kryeministrit Rama, ku të dy dukeshin mjaft të irrituar.

Distanca e tyre nga kamerat e bën të pamundur të dëgjohet biseda, por sipas deputetëve të Partisë Demokratike që qëndrojnë të ulur pranë postacionit të kabinetit të qeveritar, Rama i është drejtuar Majkos me fjalët: “Mos më bëj numra, po nuk deshe të votosh, ik në shtëpi!” Pas kësaj, Majko duket në pamje ndërsa merr celularin, hap një telefonatë dhe del nga salla e Parlamentit pa marrë pjesë në votim.

Gjatë të premtes Majko nuk iu përgjigj interesimit të Top Channel për të shpjeguar se cfare ndodhi në Parlament dhe qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com