Ambasadori i Shteteve të Donald Lu nuk heq dorë nga ‘peshqit e mëdhenj’. Në aktivitetin e organizuar sot nga Ministria e Brendshme, Donald Lu tha se është bërë shumë në këto 8 muaj kundër krimit por se mbetet ende shumë.
“Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për tu’ bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri. Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani. Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë.
Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses.
Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit.
I bëjmë thirrje që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, deklaroi Lu