Trafikantët e drogës janë origjina e pjesës më të madhe të vrasjeve në Meksikë, njoftoi sot një OJQ, sipas të cilës, gjatë gjashtëmujorit të parë 2018, janë regjistruar më shumë se 11 000 vrasje të lidhura me narkotrafikun, një rekord historik, sipas saj.
“Viti i kaluar ka qenë shumë i keq, por ky vit është akoma më i keq”, deklaroi në një konferencë shtypi, Santiago Roel, themelues i organizatës, Semaforo Delictivo, i cili kryen studime prë sigurinë publike duke krahasuar shifrat e qeverisë me hetimet në iternet dhe të dhënat udhëzuese.
Nga janari dhe qershori 2018, 15 973 vrasje janë kryer në Meksikë nga 13 503 në gjashtëmujorij e parë të vitit 2017″, sipas Ministrisë së Brendshme, që nuk jep detaje për numrin e vrasjeve që lidhen me krimin e organizuar.
“Nga 16 000 vrasje, vrasësit të paguar nga trafikantët e drogës kanë ekzekutuar 11 241 persona”, sipas OJQ-së.
Gjashtëmujorin e parë 2018, 13 738 hetime për vrasje janë hapur.
“Kjo përbën një rritje prej 28% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjatë të cilit janë regjistruar 8 791 vrasje”, theksoi Roel duke nënvizuar se bëhet fjalë për një rekord historik.
“Të gjitha këto vrasje janë të lidhura me drogën (…) me konfliktet mes mafias së drogës”, konfirmoi Roel./atsh