Loading...

“Më fal”, mesazhi i fundit në celularin e shoferit të ministrit Xhafaj

Detaje të reja zbardhen pas ngjarjes që tronditi ministrinë e Brendshme. Shkëlzen Qordja gardisti 31-vjeçar që u gjend i pajetë brenda në automjet në garazhin e Gardës nuk ka shkuar fare në shtëpi natën që ndodhi ngjarja e rëndë.

Ai ka festuar me miqtë deri në orët e para të mëngjesit në një lokal nate. Më pas ka shkuar në ambientet e gardës, ka parkuar mjetin në garzh dhe më pas kanë qenë kolegët që kanë identifikuar trupin e pajetë.

Nga zbardhja e tabulateve telefonike rezulton se para aktit, Qordja i ka dërguar një mesazh nënës së tij ku i kërkonte falje. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës për të verifikuar të gjitha komunikimet qe ai ka pasur para se të gjendej pa jetë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com