Loading...

Mbushnin me heroinë e kokainë lokalet e natës në Bllok, ja kush është kapoja. Del foto e tij

Policia e kryeqytetit tha sot se ka goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike, heroinë dhe kokainë në lokalet e natës në disa zona në kryeqytet, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.

Sakaq organizatori, sipas policisë është Shaqir Shtishi i dënuar më parë, ndërsa bashkë me atë në pranga kanë rënë edhe;  Edmond Vlashi, Etmir Feta i dënuar më parë dhe Ylber Gaxherri. Report Tv ka siguruar foton e Shaqir Shtishit.

Shaqir Shtishi

U tha nga policia se grupi shpërndante dozat me lëndën narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”. Pjesë e grupit, por të arrestuar më parë, rreth 8 muaj, sipas policisë janë edhe; Klejvi Kalivaçi, Alti Zhurzhi,  Tedi Neziri, Jani Beja dhe Flamur Algjoni.

Kreu i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj deklaroi se është sekuestruar; përzierës, kokainë dhe heroinë, por pa dhënë sasinë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete dhe një sasi lekësh e eurosh. Kastriot Skënderaj  u shpreh se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë kryer në këto 8 muaj, 13 goditje dhe rreth 120 persona të arrestuar dhe mbi 10 milion euro të sekuestruara./Korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com