Loading...

Mblidhet sot Komisioni i Mbrojtjes së Tokës, i drejtuar nga kryetari Këshillit të Qarkut Vlorë z. Ervis Moçka

Risia është se ky komision mblidhet për herë të parë sipas urdhrit të kryetarit të tanishëm të Qarkut Vlorë z. Moçka . Të pranishëm në mbledhje ishin anëtarët e KMT –së sipas VKQ ,Prefekti i Qarkut Vlorë, Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë , kryetarët e bashkive Himarë, Delvinë, Finiq, Konispol, Drejtori i Bordit të kullimit , Drejtori i Baseneve , Drejtoresha e QTTB-së , DAMT Qarkut Vlorë , ZAMT Delvinë, ZAMT Sarandë , Shërbimi pyjor Finiq, përfaqësues nga drejtoria e bujqësisë qarku Vlorë , Drejtori i ARM-së.

Sekretarja e komisionit të KMT-së, dhe drejtoresha e DAMT-së raportoi mbi situatën aktuale të tokës bujqësore dhe punës së kryer në bazë të evidentimit të raportimeve nga shatë bashkitë e qarkut Vlorë.

Kryetari i Qarkut theksoi se kjo mbledhje është shumë e rëndësishme dhe mblidhet për rehabilitimin , evidentimin e tokës bujqësore dhe faktorët natyror dhe njerëzor që ndikojnë në funksionin e saj.

Së pari u diskutua mbi evidentimet e 40% të taksës së tokës bujqësore e cila deri tani nuk është raportuar në bazë të projekteve që ka hartuar secila bashki, planifikim ky i cili bëhet në buxhetin vjetor.
Së dyti duhet ngritur një komision me specialist të fushës për të evidentuar devijimet e shtretërve të lumenjve . Arsye tjetër është se here pas here këto toka bujqësore rrëmbehen nga lumenjtë duke e nxjerrë tokën jashtë funksionit të saj.

Pika tjetër e diskutimit ishte Bordi i kullimit pasi është detyrë parësore e tyre pastrimi i kanaleve të para , të cilat janë në administrimin e shtetit dhe ky është funksioni kryesor .

Një pikë e fortë e diskutimit nga anëtarët e komisionit , kryesisht nga kryetarët bashkive të cilët kërkonin nga bordi i kullimit i cili nuk ishte present në territorin e qarkut Vlorë të cilin e kanë në juridiksion.
Të gjitha rekomandimet do të paraqiten dhe diskutohen si projektvendime në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Vlorë./realrtv

L'immagine può contenere: 3 persone, persone sedute

L'immagine può contenere: una o più persone, persone sedute e spazio al chiuso

L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute, tabella e spazio al chiuso

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com