Loading...

Mashtruan 225 veta me vizat kanadeze, përfundojnë në burg nënë e bijë

Kanë përfunduar në burg nënë e bijë, Adeila dhe Lule Makashi, të cilat akuzohen se kanë mashtruar me vizat rreth 225 persona.

Nëna e të resë, Lule Makashi, ishte dënuar me 6 vite burg për mashtrim me vizat kanadeze dhe ndodhet duke vuajtur dënimin. E bija ishte me masën “detyrim paraqitjeje”, kur u dha vendimi prej 4 vitesh heqje lirie ndaj saj.

Adeila Makashi, së bashku me nënën e saj Lule Makashi, u prangosën fillimisht në prill të 2016-s, pasi 26 persona i kishin denoncuar në Polici për mashtrim dhe Gjykata e Tiranës i la në burg.

Adeila u lirua nga gjykata pak kohë më vonë, teksa në dhjetor të vitit 2017 Gjykata e Apelit dha dënimin me 9 vite burg për nënën e saj Lule Makashi dhe 6 vite për 30-vjeçaren.

Falë gjykimit të shkurtuar, në vendimin përfundimtar 54- vjeçarja u dënua me 6 vite burg dhe e bija me 4. Në këtë kohë ajo ishte në liri dhe u shpall në kërkim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com