Loading...

MAQEDONI – Qeveria i jep 100 000 euro Greqisë për përballimin e situatës nga zjarret

Maqedonia i ka ofruar 6,0 milionë dinarë (rreth 100 000 euro) Greqisë si fond për të përballuar situatën emergjente të krijuar nga zjarret vdekjeprurëse, njoftoi në Twitter, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Qeveria e Shkupit do të krijojë edhe një organizëm të veçantë për të monitoruar situatën dhe koordinimin e ndihmës humanitare.

Zaev ka shprehur ngushëllime për popullin grek dhe familjet e viktimave.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka rekomanduar qytetarët e saj mënjanuar udhëtimin në zonën e zjarreve.

Të paktën 74 persona humbën jetën pas rënies së këtyre zjarreeve./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com