Loading...

Lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, aktivitet sensibilizues në Vlorë

Në ditën Botërore kundër Trafikimit të Personave, ministria e Brendshme/Zyra e Koordinatorit Kombëtar të Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe URAT, një rrjet organizatash të dedikuar luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, solli për herë të 3-të në Shqipëri, iniciativën globale të Kombeve të Bashkuara për Luftën Kundër Trafikimit – UN Gift Box.

Aktiviteti u lançua në Vlorë, me pjesëmarrjen e zv.ministres Rovena Voda, Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit, Artemis Dralo, zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe të përfaqësues të Rrjetit URAT, institucioneve lokale anti-trafikimi dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare.

UN Gift Box u soll në gjuhën shqipe nga rrjeti URAT në Shqipëri, për të demaskuar premtimet mashtruese të përdorura nga trafikantë të qenieve njerëzore, si dhe kushtet çnjerëzore të trafikimit dhe pasojat e tij.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të sensibilizojnë qytetarët mbi rrezikun e trafikimit, të ndihmojë komunitetet vulnerabël për të mbrojtur veten nga trafikantët dhe të ndihmojë të mbijetuarit/at e trafikimit të marrin informacionin e nevojshëm dhe të ri-integrohen në shoqëri.

UN Gift Box do të qëndrojë e hapur për 3 ditë në Vlorë, duke nisur nga data 30 Korrik deri në 1 gusht 2018, nga ora 18:00-23:00 dhe do të ofrojë për qytetarët informacione nëpërmjet materialeve ndërgjegjësuese, duke qëndruar brenda një kutie simbolike./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com