LOT PËR FSHATIN TIM
Kur u ktheva nga mërgimi,
Lot pikuan nga trishtimi,
Shikoj fshatin është rrezuar,
gjithë andej i shkatërruar.
S’ka ngel gjë veç një opingë ,
Që është thar është bërë koreçkë,
Pak më tutje dhe një lugë,
Qe qe kalbur dhe bërë druçkë.
E pyes veten ku jam vallë?
Këtu është kthyer xhungël e gjallë,
Të ha gjarpëri të pickon.
Çarë ke mor sy pse me loton?
Mbrapa meje një, nga një,
Te gjithë ikën nuk herdhen më,
Ikën të gjthë morën dhenë
Nuk ka Nënë të na bëj kafenë.
Për një rrugë, e për një shkollë,
Plasi shpirti si një zall,
Një nga një e dit për ditë
Sa gjynah s’u ndezë me dritë.
Aty lindem dhe u ritëm
Me pak dhallë buzën ujitëm
Këtu humbi fisI e fara?
Këtu humbi, kufiri dhe ara?
Humbën- humben u shkatërruan,
Shtëpitë me gurë u rrezuan
Na Humbi karakteristika,
Humbi fshati dhe tradita.
Vetëm një gjë
Ka ngelur mire,
Gjelbërimi pa kufi
Me zogjtë brenda në melodi.
Me trishtim prape u largova,
Me lotin duke pikuar
Nga do vete kudo shkoj,
Fshati im si hal ne zemër me qëndroj .
V Hoxhaj