Loading...

Lexoni historinë prekëse të moshuarit që del buzë detit me foton e gruas që nuk është më

Një foto që të trishton dhe të ngroh zemrën në të njëjtën kohë po bën xhiron e botës.

Në të duket një zotëri i moshuar që i ka hedhur krahun një kornize në të cilën ndodhet gruaja e tij e ndjere dhe “të dy” po shijojnë pamjen.

I moshuari ka disa ditë që është shfaqur përgjatë bregdetit të Gaetës, në Latina të Italisë dhe ulet gjithnjë aty, në të njëjtin vend dhe rri me orë të tëra pa lëvizur.

Fotografia prekëse  është kapur Giorgio Moffa dhe pas postimit në llogarinë e tij në Facebook, është bërë virale.

Ja çfarë shkruan ai:

Unë nuk e njoh këtë njeri të mrekullueshëm, por di vetëm që se dashuria e tij për bashkëshorten është patjetër një dashuri e madhe. E pashë teksa qante. Unë mendoj se burra të tillë nuk lindin më. Duke ju dërguar një përqafim të fortë, mik i dashur, ju jeni një njeri i madh “./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com