Loading...

Lehtësitë fiskale rrisin ofertën agroturistike në 90% të territorit

Paketa e lehtësive fiskale për agroturizmin prek 90% të territorit të vendit dhe mbi 50% të popullsisë që jeton në fshat.

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit se, politikat në mbështetje të agroturizmit synojnë të ngrenë një treg të ri, hapësirë të re biznesi për sipërmarrësit e rinj apo të vjetër, duke e kthyer agroturizmin në koncept të ekonomisë shqiptare dhe nënsektor me standarde dhe zhvillim bashkëkohor.

“Kjo paketë vjen pas konsultimeve me vende që kanë bërë sukses në agroturizëm dhe padyshin Italia është një shembull konkret i këtij zhvillimi”, tha Pelelshi, ndësa nënvizoi faktin se, Italia miratoi një pakete të tillë vite më parë dhe sot shënon mbi 7 milionë prenotime në strukturat e agroturizmit.

Gjatë diskutimit në Kuvend të projektligjit për taksat, ministri Peleshi tha se, incentiva fiskale që po ndërmerr qeveria për nxitjen e agroturizmit, është tejet agresive. “Ajo konsiton në uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH) në 6% nga 20%, Tatim fitimi nga 15% ulet në 5% dhe zero taksë për infrastrukturën”, tha ai.

Agroturizmi është veprimtari që zhvillohet në një fermë, por që është e ndërlidhur me zhvillimin e komponentëve të tjerë historik, tradicional e kulturor e veprimtarive të tjera ndihmëse që zhvillohen në atë mjedis bujqësor, që diversifikojnë zhvillimin rural në tërësi, tha Peleshi./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com