Loading...

Lajm që tronditi Botërorin: Futbollistit i rrëmbejnë babain pak para ndeshjes/Foto

Kampionatin Botëror të Futbollit një javë më parë duket se e ka shoqëruar një ngjarje e rëndë. Gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri, është zbuluar se njërit prej futbollistëve të skuadrës së Nigerisë i kishin rrëmbyer babin pak para fillimit të ndeshjes.

Kapiteni i skuadrës së Nigerisë, Obi Mikela ka treguar për “The Guardian” se para ndeshjes me Argjentinën ai ka marrë një lajm tronditës.

Njëri prej familjarëve të tij e ka marrë në telefon dhe e ka lajmëruar se ndërkohë që ai ishte duke udhëtuar drejt stadiumit “St Petersburg” dikush i kishte rrëmbyer babain.

“Unë do të luaja ndërkohë që babai im ishte marrë peng nga banditët. Isha shumë keq emocionalisht dhe vendosa të luaj, edhe pse isha shumë konfuz. Banditët më thanë që të mos tregoja për këtë rrëmbim, pasi do e vrisnin babain tim. Vendosa që të mos i tregoja as trajnerit, pasi nuk doja që çështja ime të bëhej shqetësuese edhe për ekipin përpara Argjentinës. Sa shumë dëshiroja që të komunikoja me të, por nuk mundja. Falë autoriteteve babai im u lirua edhe pse tashmë është në spital duke u trajtuar”, ka rrëfyer Mikel për “The Guardian”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com