Loading...

Labëria,vendi ku burrat fjalën e thonë me këngë / Nga Anila Ahmataj

Labëria është një krahinë historike që gjendet në Shqipërinë jugperëndimore. Banorët e saj janë të njohur si njerz që fjalën e thonë me këngë nga ku vargjet mbartin me vete historinë dhe traditën labe.
I tillë është edhe ky grup të rinjsh të cilët mbajnë emrin të” Rinjt e Laberise”.Ata vijnë nga fshatra të ndryshëm të zonës së labërisë dhe sjellin pastër dhe qartas mesazhin për një traditë dhe kulturë që rrënjët i ka thellë në krahët e shqipes dy krenare.Sa bukur përshkruhet Labëria,nëpërmjet vargut dhe ajrit të malit e fushës,nëpërmjet qiellit e gurgullimes se ujit të lumit,ja pra kjo është Labëria vendi ku vargjet e këngës rrjedhin natyrshëm dhe shoqërohen nga melodia e bukur e cicerimave te zogjve.
Ky grup polifonie fillimet i ka në vendlindjen e tyre,aty ku ata janë lindur e rritur,aty ku kanë mësuar pastër dhe me kureshtje të madhe traditën dhe historinë e prindërve dhe gjyshërve të tyre.
Te” Rinjtë e Laberise” na percjellin një mesazh nëpërmjet këngës dhe vargjeve,nga ku merr jetë dhe frymë tradita.Për t’a mbajtur gjallë atë duhet t’a transmetojmë në brezat e rinj,ashtu si në e trashëguam nga gjyshërit dhe prindërit tanë për të mos e harruar kurr.
Si burim që rrjedh nga mali,ashtu vjen dhe kënga labe,me veshjen e saj tradicionale,fustanella e bardhë si dëbora,dhe jelekët e qëndisur me fije ari,shendrisin si krahët e shqipes dykrenare mbi majat e maleve dhe rete e bardha…
Labëria vendi ku burrat fjalen e thonë me këngë,e Brenda vargjeve është shkruajtur bukur historia dhe bëmat heroike….

Anila Ahmataj

Fotografia e Anila Sulaj Ahmataj

Fotografia e Anila Sulaj AhmatajFotografia e Anila Sulaj AhmatajFotografia e Anila Sulaj Ahmataj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com