Labëri me besë burri
Historia shpalos fletët
i shpalos palët flamuri
Labëri o djep i nderit
Labëri me besë burri.
Male të lartë në këmbë
një dorë dhe mbi shkëmbënjë
djepet rritin djem të rëndë
me hasmin dhëmbë më dhëmbë.
Dhe mbi male më je ngritur
herë e ëmbël, herë e sertë
e sertë, hasmin goditur
e ëmbël kur puth djemtë.
Pa, më sill moj nënë e mirë
gjithë dhimbjet, gjithë kështjellat
gjunjë më gjunjë të rrimë
të përndizen fustanellat.
Flakadan në vite, shekuj
do jesh Labëria ime
unë yt bir edhe i vdekur
do të flasë me këngën time.
Dhe në mos pas’sha letër
unë i vdekur ku ta gjej?!
do marr krenarinë tënde
këngë labe do ta bëj.
Zaho Balili
Libri. Paskan çelur manushaqet