Kuvendi miratoi ligjin për Teatrin me 75 vota pro, në parim dhe nen për nen, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren e parlamentit me kërkesën për të hedhur poshtë projekt-ligjin. Votimi erdhi pas një seance maratonë, nisur paraditen e sotme.
Në mbledhjet e grupeve parlamentare të zhvilluara gjatë pasdites, partia Socialiste vendosi votimin pro projektligjit, ndërsa deputetët e opozitës janë kthyer në sallën e seancës plenare me thirrjet për të mos e votuar shembjen e Teatrit Kombëtar, duke i bërë jehonë edhe protestës së artistëve dhe aktivistëve jashtë sallës së parlamentit.
Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, pas thirrjes që bëri kryetari i grupit të PD-së Edmond Spaho.
“I bëj thirrje kësaj mazhorance të tërheqë këtë barabarizëm pasi qyteti nuk i ka asnjë kusur që për interesa private të shkatërrohet. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë”, tha ai./atsh