‼Per cdo operator turistik‼
Kur hienat mediatike , “ sycjerret “ dhe xhelozet bejne moral .
Para pak ditesh ne mediat online , perkatesisht tek faqja “ Jeta Osh Qejf “ , me sakte “partia e te drejtes unanime” ne gjithcka qe thote , sheh e poston u publikua nje foto e nje clubi mjaft prestigjoz si “ Havana “ . Nje fature me disa cmime qe u shkojne per shtat disave dhe disave te tjere nuk u kalon dot poshte as “ brioshi “ dhe as “ omleta “ , hapi debat te gjere tek pushuesit dhe operatoret turistike . Tek shume postime te miqeve te mi dhe ne debate e diskutime me kliente ne si operatore dolem “ Te njerkes “ e turistet “ Te nenes “ .
Prej muajsh , ne fillim te Marsit premisat jo vetem te qeverise Shqiptare por edhe ne si operatore turistike ishin te larta . Dhoma te pronotuara prej muajsh , evente te organizuara ne menyren me te persosur me kengetaret me te mire ishin planifikuar kete sezon veror . Kushtet ishin shume te mira , dhe perkrahja e qeverise ne kete sezon ne politikberjen e turizmit “ fillimisht “ ka qene mjaft e detajuar dhe ne harmoni per nje turizem elitar duke perkrahur operatoret turistik . Pas diteve plot diell , nje diell qe te djeg deri ne palce , prishen ekuilibrat e motit , edhe kjo stuhi qe prej dates 1 Korrik e deri tani nuk ishte pare ndonjehere ne asnje sezon veror . Portale qe i ngjajne profesionit me te vjeter ne bote , njerez qe na vleresojne siperfaqesisht ne si operatore por edhe nje fryme destabilizuese ne kete sezon veror. Te dashur pushues , perpara se te na vleresoni pyesni :
1- Cfare taksash paguan nje subjekt qe arrin ne nje cmim te tille ?
2- Cfare pagash kerkojne kamariere , piciere , guzhiniere , barmen e recepsionista kur vijne ne sezon veror ?
3- Me cfare cmimesh stratosferike paguhen kengetaret ?
Po ua them une :
Leke pafund harxhohen nga operatoret turistike per garantimin e kushteve sa me te mira per ju . Keni te drejte te zgjidhni nga “ Havana “ e deri tek biroçja e lagjes ! Mos tregoni ju o te pampral gazetare , se sa paguhet nje uje , nje briosh e nje omlete . Nje fryme qe vjen vetem nga keto pseudoportale me te vetmin qellim prishjen e imazhit te ketij sezoni veror . Realiteti eshte krejt ndryshe , ejani te na vizitoni ! Mos u besoni fotove e gojedhenave .
Ejani te pushoni qete, ne mendjen e trazuar keto diteve te nxehta vere !/igli Laba
Loading...