Më 27 korrik të këtij viti, të gjithë të pasionuarit pas ngjarjeve qiellore do të kenë mundësi të shohin eklipsin më të madh të hënës të shekullit të XXI-të.
Ai do të jetë i dukshëm nga pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë në hemisferën lindore dhe do të zgjasë 103 minuta.
Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq e cila i jep emrin “hëna e përgjakur”.
Nuk ka nevojë për të pasur një pajisje specifike për të parë eklipsin më mbresëlënës të shekullit. Na duhet vetëm të shpresojmë që qielli të jetë i kthjellët. Eklipsi total fillon në 19.30 dhe do të përfundojë në 21.13 minuta. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22.