Shumë flitet për turizmin malor…dhe më pas të gjithë e ndalojnë vrapin në bregdet…
Kuçi i Kurveleshit është në mes malesh dhe vendburimi i Lumit Shushicë (Lumi i Vlorës) dhe vetëm 16 km larg nga bregdeti i Jugut. Ka pyje shekullore, pllaja, livadhe, shpella, kullota dhe burime ujore pa fund; ka florën dhe faunën natyrore e të egër nga më të pasurat në vend; ka klimë të shëndetëshme, ushqimin bio e me gatime tradicionale, veçanërisht mishin, bulmetrat, mjaltin dhe rakinë e fortë si në gjithë Labërinë, ka traditat, zakonet e folklorin si pasuri të çmuar kulturore e shpirtërore; por ka, mbi të gjitha historinë e lavdishme ndër shekuj, mikpritjen tradicionale dhe mallin e pashuar për njerëz …
Çfarë duhet më shumë për ti dhënë hov turizmit gjithëvjetor e për zhvillimin bashkëkohor të zonës?…
Padyshim që duhet rruga, një rrugë për të qënë, e cila ka filluar, më në fund, është në proces dhe nuk ka kthim prapa.
Me rrugën e re Kuçi (640 metra mbi nivelin e detit) arrin në bregdet, në Qeparò, midis Borshit e Himarës për vetëm 12 km, dmth për vetëm 10 minuta…
Duhet vetëm nga ajo që e kemi me pakicë, durimin dhe besimin që ky projekt do të shkojë seri në fund duke ja ndrruar faqen vendit.
Shijojini këto foto bashkëngjitur, bukuri të fshehura për shkak të mungesës së një rruget, ë shkrepura nga një amator si unë por me shumë dashuri.
Fatmir Toci