“Ruleta ruse” i ka takuar ekipit të Kroacisë. Skuadra kroate arrin gjysmëfinalen, pasi fitoi me rezultatin 4-3 me penallti. Koha e rregullt mbaroi me rezultatin 1-1, shtesat përfunduan 2-2, ndërsa penalltitë folën për kroatët.
Penalltinë vendimtare e mori përsipër Rakitic, i cili me një qetësi olimpike arriti ta dërgojë në rrjetë duke kaluar Kroacinë në gjysmëfinale. Rrugëtimi i Rusisë ndalet në çerekfinale, por dalin me kokën lart.
Kroacia do të ndeshet me Anglinë në gjysmëfinale. Ekipi i trajnerit Delic shkon “i sakatuar”, pasi ka shumë lodhje dhe lojtarë të dëmtuar.
Rusi – Kroaci 2-2 (4-3 penallti).