Loading...

Krenaria / Megjithëse të dh…. , ne prapë jemi krenarë !Nga Genc Demiraj

Krenaria…

Kur para do kohësh, këtu në Vlore, një prej ambasadorëve të rëndësishëm të BE-së e pyetëm se ç’mendonte për situatën dhe krizën politike në Shqipëri ?… Me humor dhe diplomaci duke i devijuar pyetjes, u pergjigj : – Më bëhet qejfi për krenarinë e shqiptarëve…!
Aspak nuk na hynte ne punë krenaria në këtë rast, as në të majtë dhe as në të djathtë, dhe aq më shumë kur e dëgjonim nga goja e një ambasadori që përfaqëson një nga vendet më të rëndësishëme të Europës… I Mendja na e thotë se ndoshta ne krenohemi për trimërinë tonë epike…Por kur shikojmë se si përkulemi lemerishëm përpara disa “kapterave” greke, atëherë përnjëherë na vjen turp të krenohemi për trimërinë..
…Dikush mendon se krenaria jonë ështe zgjuarsia, karakteri, ndershmëria, besa…dikush tjetër liria, pavarësia, flamuri…dhe dikush më koherent mendon për demokracinë, arritjet në ekonomi, infrastukturë, në mirëqënie, sukseset në eksporte dhe në GDP e mbroçkulla pa fund… Askush nuk mund ti bjerë në të, se ku qëndron dhe përse ne shqiptarët qënkemi krenarë sa paskemi entuziazmuar me krenarinë tonë dhe një ambasador të rëndësishëm…
Që jemi krenarë ne shqiptarët nuk diskutohet, sepse e kemi dëgjuar të na e thonë edhe të tjerë diplomatë dhe ofiqiarë të huaj. Por se nga na buron kjo krenari nuk dimë ti japim shpjegim. Nuk dimë ta ç’tjerrim fillin e këtij lëmshi të madh krenarie që na gufon në shpirt.
…Po, ne shqiptarët jemi krenarë për gjithshka. Edhe për kotësitë, mbraptësitë dhe idiotllëqet tona. Siç jemi edhe për varfërinë, pisllëkun dhe mizerabilitetin tonë…Kish të drejtë diplomati. Bravo Ambasador që me diplomaci na the atë që duhet të kuptojmë…Që me gjithëse të dhjerë, ne prapë jemi krenarë./gencdemiraj

Fotografia e Genc Demiraj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com