Shumë kush përton të realizojë një udhëtim me mjete më të shpejta dhe më kilometra larg, por ka edhe të rinj që për një qëllim të caktuar rrugëtojnë më mijëra kilometra, duke kaluar, shtete, qytete apo edhe tunele nënujore për të arritur në cakun e qëllimit fillestar.
Labinot Sherifi, një i ri nga Kosova me vendbanim në Londër, këtë verë ka vendosur që me biçikletë të ecë nga Londra në Prishtinë dhe të kalojë me mijëra kilometra rrugëtim dhe të krijojë idenë se nuk është mjet transporti vetëm, aeroplan, autobus, vetura etj, por edhe mjeti që sot kalon shpejtësinë e rreth 50 km. Ai këtë rrugëtim ia ka dedikuar Kosovës.
“Këtë rrugëtim i kam dedikuar Kosovës, për 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Kjo është një gjë shumë e vogël që mund të bëj, por sa do e vogël të jetë është dhe modeste, është një mundësi që po jap për Kosovën dhe sakrificën e saj sublime që ka bërë populli i Kosovës”, tha ai për televizionin publik.
Labinoti këtë rrugëtim me biçikletë ka vendosur të e realizojë për një qëllim. “Gjithherë kam udhëtuar me familje me mjete të tjera qoftë më vetura, apo edhe me aeroplanë. Si ir i kam pasur njaq ëndërr që të udhëtojmë biçikletë nëpër Evropë. Këtë verë vendosa të përmbushi këtë ëndërr dhe të nisem nga Londra për në Prishtinë. Ky udhëtim është një përjetim tjetër dhe ofron shumë mundësi të shijohet udhëtimi, që do të kaloj nëpër disa shtete”, tha ai.
Sherifi bëri me dije do të përshkojë këto shtete duke filluar nga Mbretëria e Bashkuar, Holandë, belgjikë, Francë, Gjermani, Zvicër, Lichtenstein, Austri, Itali, Slloveni, Kroacia, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali të ZI, Shqipëri e Kosovë.
Ndryshe edhe më parë ka pasur qytetarë nga Kosova që kanë ecur me biçikletë me rrugë të gjata, por rasti i Labinot Sherifi është një risi nga rrugëtimin e tij me rreth 3 mijë kilometra./njekomb