Loading...

Kosova tri ditë zie për Adem Demaçin

Në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, i cili ka ndërruar jetë dje, presidenti Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, i ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të dielë.

Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Demaçi ishte i njohur për simbol të rezistencës, duke kaluar plot 28 vjet në burg për angazhimin e tij politik.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim duke u mbështetur në Ligjin për Presidentin e Republikës së Kosovës, për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës dhe në Ligjin për Përdorimin e Simboleve Shtetërore të Republikës së Kosovës. /KosovaPress/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com