Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mori pjesë në takimin special SHBA-Karta e Adriatikut A-5. Në Takimin A-5, Xhaçka u takua me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mattis
“Në Samitin e NATO-s u vlerësua kontributi i Shqipërisë në Aleancë. Kontributi ynë në Afganistan, i dyti në raport me madhësinë e Forcave të Armatosura. Shqipëria në vend të 13 të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e aleancës”, tha Xhaçka.
Sipas Mattis, kontributi i Shqipërisë, është më i madh sesa madhësia e saj gjeografike
Ministrja Xhaçka u shpreh se është koha për zgjerimin e kartës së Adriatikut.
“Përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e saj, të hapim dyert për njëri–tjetrin në shtëpinë tonë. Shumë shpejt, A-5 do të bëhet A-6, pas ftesës që do i bëjmë Kosovës për t’u bërë anëtare”, vijoi Xhaçka. /atsh