Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat U-15 ka humbur të dyja miqësoret e zhvilluara përballë kombëtares Kroate U-15.
Ndeshja e parë e zhvilluar në datën 23 korrik në Duga Resa ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favor të vendasve.
Të besuarit e Eqerem Memushajt pas humbjes së parë kanë regjistruar edhe humbjen e dytë, kësaj here me rezultatin e thellë 3-1, në ndeshjen e zhvilluar në Karlac, ku takimi filloi 30 minuta me vonesë për shkak të motit të nxehtë.
Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi futbollisti Brajan Begotaraj, në pjesën e dytë.
Memushaj për këto përballje miqësore të cilat do t’i vlejnë për vijimësinë kishte të grumbulluar plot 22 futbollistë, të datëlindjeve 2004 dhe 2005./atsh