Loading...

Kishte premtuar se do qëndronte në Shqipëri, Lu vjion me lamturmirat: Dua të kujtohem si një person që donte të ishte…

Ka vijuar me ceremonitë e lamturimërës Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Ndërsa është në ditët e fundit të mandatit të tij e në kohë kur është lakuar edhe emri i ambasadorit të ri që do të vijë në Tiranë, Lu ka falënderuar komunitetin shqiptar. Në ceremoninën për pavarësinë e SHBA-së, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ai e vuri theksin tek liria në fjalën e tij përshëndetëse.

“Mbase keni dëgjuar që unë dhe gruaja ime po largohemi këtë verë dhe duam t’ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen e miqësinë tuaj. Në ditën e lindjes së vendit tonë Amerikë, flasim për lirinë, dhe dua të them një shprehje të Rose Parks që kërkoi lirinë e saj dhe refuzoi të rrinte në fundin e autobusit: Do doja të kujtohem si një person që donte të ishte e lirë, në mënyrë që edhe të gjithë jenë të lirë,” tha Donald Lu./korrieri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com