Këshilltari politik i kryetarit të PD Lulzin Basha rezulton të jetë i rekrutuar nga shërbimi sekret rus dhe ka kryer veprimtari spiunazhi në favor të Rusisë për vite me radhë kundrejt pagesës.
Ndërkohë që FBI-ja amerikane thirri Lulzim Bashën për të dëshmuar në lidhje me lobimin e kryer në SHBA me para ruse dhe të ish agjentëve të KGB, me sa duket shërbimet sekrete partnere, amerikane dhe të BE, kishin në dorë dhe informacionin e shërbimit sekret shqiptar.
SHISH kishte vënë nën përgjim një nga këshilltarët më të afërt të Lulzim Bashës, në bashki dhe tashmë në PD, i cili ka qënë një emër i njohur në gazetarinë shqiptare.
Dhe rezultati i këtij përgjimi me zë dhe figurë ka treguar se këshilltari i Lulzim Bashës është rekrutuar nga spiunazhi rus kundrejt pagesës dhe benefiteve të tjera për të dhe për kreun e partisë të cilës i shërben.
Në një kohë kur influenca ruse në Ballkan ku përfshihet edhe Shqipëria përbën shqetësim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, “Report TV” nisi publikimin e një prej dosjeve të SHISH, ku del në pah se si shërbimi sekret rus ka vepruar ndër vite në Shqipëri. Me detaje tregohet se si shërbimi sekret rus që prej vitin 1999 ndërtoi një rrjet agjenturor në Shqipëri në të cilin janë përshirë, gazetarë, diplomatë të ministrisë së punëve të jashtme shqiptare, një shtetase ruse e martuar me një shqiptar, si dhe tre persona të tjerë të cilët nuk u identifikuan asnjëherë nga shërbimi ynë sekret.
Pjesë e survejimit të shërbimit sekret shtetëror shqiptar, ka qenë edhe një person i cili më pas mbajti postin e këshilltarit të kryetarit të një prej partive të mëdha të spektrit të djathtë, në vendin tonë. Dhe ky person sikurse nënvizuam më lart, është këshilltari më i afërt i Bashës.
SHISH ka mbajtur nën survejim 18 persona mes tyre 5 persona me nënshtetësi ruse 1 grek dhe 12 të tjerë shqiptarë. Veprimtaria e 18 personave të survejuar në këtë dosje spiunazhi, nis në vitin 1999 deri në vitin 2003.
Dokumenti prej 28 faqesh vendos në qendër të këtij operacioni spiunazhi një shtetas rus i cili përmes një pasaporte shërbimi mbërriti në Shqipëri si korrespondent i një gazete ruse për të mbuluar te gjithë hapësirën Shqiptare Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.
Më pas ky person mori rrolin e atashehut për çështjet konsullore në Ambasadën ruse në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri gazetari rus që fliste shqip me aksent verior, tërhoqi vëmendjen e SHISH, agjentët e të cilit e vunë nën survejim duke i përgjuar edhe telefonin.
Në faqen e parë të kësaj dosje spiunazhi tregohet përse për SHISH ky person përbënte interes për ta patur nën mbikqyrje konstante. Nga ndjekja e gazetarit rus, agjentët e SHISH hap pas hapi zbuluan personat me të cilët ai kontaktonte.
Gazetari rus në një kohë të shkurtër arriti të miqësohej me një gazetar shqiptar, i cili u përgjua dhe u survejua nga SHISH.
Dosja e SHISH tregon se si ky gazetar rus nuk kishte një zyrë pune në Tiranë por përdorte ambientet e ambasadës. Duke ndjekur gazetarin rus SHISH zbuloi se si përmes OSBE një shtetas rus kishte mbërritur në Shqipëri dhe ishte stacionuar në Fier.
Më pas u zbulua se ky person kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake në kohën e ish Bashkimit Sovietik dhe se ka punuar edhe si oficer në zbulimin ushtarak për disa vite dhe se përdorte në Shqipëri një mbiemër tjetër.
Ky është informacioni i parë i nxjerrë në media me fakte për shtrirjen e ndikimit rus në Shqipëri, politikën opozitare shqiptare, por dhe në diplomaci dhe në rrethet gazetareske.
SHBA me sa duket ka qënë tërësisht në kontakte të këtyre informacioneve, teksa ka bërë dhe lidhjen mes lobimit të Bashës me para ruse për të ardhur në pushtet, por dhe rolin e interlokutorit që ka luajtur këshilltari-gazetar më i afërt i tij për të garantuar bashkëpunimin.
Duke qënë një spiun mirëfilli në shërbim të rusëve, këshilltari i Bashës ka qënë gjithnjë nën survejimin e SHISH por dhe organeve ligjzbatuese amerikane, ndaj dhe Basha është nën hetim nga FBI.
Njëherësh mësohet se dhe ambasadorja e re amerikane Kathleen Ann Kavalec, një njohëse e mirë e Rusisë dhe strategjisë së saj për zgjerim dhe dominim në Ballkan, për të penguar ardhjen e forcave politike pro ruse në pushtet në Shqipëri, është emëruar në Tiranë.?/Pamfleti/