Loading...

Katër vjet pas vjedhjes/ Fullani ka ikur nga banka, por jo nga xhepat e shqiptarëve

Në datën 24 korrik 2018, mbushet “1 mandat” nga vjedhja e 7.3 milionë dollarëve në Thesarin e Bankës së Shtetit, për të cilën janë mbyllur gjithë procedurat ligjore me ata që u deklaruan fajtorë, por nuk janë mbyllur akoma “letrat zyrtare”, me ata që dolën të pafajshëm.

Kanë kaluar 4 vite nga skandali i rëndë, qysh kur u shkarkua, u arrestua dhe u lirua ish-Guvernatori Fullani e prej po kaq vitesh, ai vërtet nuk është më në krye të bankës, por vazhdon të jetë akoma brenda Bankës së Shtetit, bankave private, kasafortave të institucioneve, transaksioneve qeveritare, bizneseve private dhe xhepave të qytetarëve.

Sa herë shikojmë kartmonedhat shqiptare, aq herë shikojmë të stamposur mbi to, emrin dhe firmën e Fullanit, akoma me detyrë “Guvernator i Bankës së Shtetit Shqiptar”, paçka se prej 4 vitesh ai nuk e përfaqëson më, këtë titull shtetëror të kartmonedhës zyrtare!

Disa e shpjegojnë këtë fakt, me afate prerjesh të kartmonedhave të reja, disa me neglizhencë të zëvendësit dhe ish-vartësit të Fullanit, disa me “fije të forta” të Fullanit atje ku “prodhohen” lekët, disa me një skemë të “kolegut” të Fullanit, hajdutit të Thes-arit Ilir Meta, për ta rikthyer përsëri në krye të Bankës nëse rrëzohet Edi Rama dhe nëse vetë Ilir Meta, shpëton “lëkurën” nga Vetting”-u, para së të rrëzohet Rama dhe ribashkohet në pushtet me Berishën.

Shumë hipoteza hidhen, interpretohen, hiperbolizohen, paraqiten si të vërteta dhe zhduken, por ajo që mbetet është firma e Fullanit mbi kartmonedhat zyrtare të Shtetit Shqiptar!/Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com