Greku Giorgos Mitropoulos e ka lajmëruar në polici piromanin i cili para syve të tij ka vënë disa zjarre.
Mitropoulos e ka vërejtur piromanin në Maratia dhe një kohë e kishte përcjellë, e paralelisht duke biseduar me policinë dhe duke iu përcjellë çdo detaj.
Policia: Urdhëroni.
Mitropoulos: Ja po ju thërras përsëri nguta Maratia, tashmë ju kam thirr para do kohe…
Policia: Po?
Mitropoulos: I thoni djemve tuaj… unë e kam lajmëruar burrin i cili e ka vënë zjarrin.
Policia: Po e di.
Mitropoulos: Ju lutem iu jepni numrin tim të telefonit le të më thërrasin sepse ata kanë shkuar dikur krejt tjetër, nuk e kanë gjetur, ja ku është, këtë moment po e përcjelli.
Policia: A ka vënë edhe ndonjë zjarr, zotëri?
Mitropoulos: Ja sa ndezi tri zjarre afër meje.
Policia: Kuptoj.
Zëri i femrës: Ja përsëri, e ndezi edhe një!
Mitropoulos: Ja e ndezi edhe një zjarr…
Policia: (e dikton numrin e telefonit patrullës)
Mitropoulos: Pikërisht tani para neve!
Policia: E kuptova, si quheni ju?
Mitropoulos: Quhem Mitropoulos.
Policia: Mitropoulos?
Mitropoulos: Po, po dhe kam xhiruar gjithçka me kamerë!
Në zjarret të cilët kanë filluar të hënën ta shkatërrojnë rrethinën e Athinës kanë vdekur 79, dhe janë lënduar më shumë se 180 njerëz. Në mes të viktimave ka shumë fëmijë, dhe ekziston frika që ky bilanc i zi do të rritet./njekomb
https://www.facebook.com/giorgoslt/videos/10158200689058018/?t=0