Policia italiane ka vënë në pranga tre skafistë e ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa që vinte nga Shqipëria.
Mediat italiane shkruajnë se trafikantët kanë udhëtuar në mes të ditës me qëllimin për t’u përzirë me mjetet lundruese.
Brenda gomones janë gjetur 49 pako me kanabis me peshë totale afërsisht 1 ton.
Në pranga janë vënë tre skafistet, M. A. 34 vjeç, A. E. 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia. /albeu.com