Dy bisha të vogla deti janë kapur ditën e sotme nga peshkatarët në detin Jon, në brigjet e Vlorës.
Bëhet fjalë për dy peshkaqenë me madhësi mesatare, të cilët janë kapur në Lukovë.
Peshkatarët thonë se mund të ketë edhe të tjera gjallesa të tilla, të cilët notojnë në afërsi të bregut.
Ata këshillojnë të gjithë pushuesit që të tregojnë kujdes dhe të kontrollojnë vendet rreth e rrotull, ku pushojnë. /joq