Një tjetër grup klandestinë nga Lindja e Mesme janë kapur nga policia kufitare shqiptare, në tentativë për të hyrë ilegalisht nga territori grek në vendin tonë. Burime të policisë kufitare të Korçës, bënë me dije se grupi prej 13 klandestinësh u kap në zonën e gjelbër të fshatit Trestenik në Devoll.
Policia sqaroi se 5 klandestinë janë shtetas palestinezë, 4 prej tyre irakenë, 3 sirianë dhe 1 maroken.
Mes grupit të këtyre klandestinëve janë edhe dy të mitur. Gjatë procedurave të intervistimit, klandestinët e kapur I kanë deklaruar specialistëve të policisë së kufirit se kërkojnë strehim politik në Shqipëri.
Ata trasferohen si të gjithë klandestinët e tjerë të kapur në qëndrën e grumbullimit dhe trajtimit në Babrru.
Sipas treguesve të policisë kufitare të Korçës, muaji korrik regjistron një numwr të lartë të klandestinëve që hyjnë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri në zonën e Devollit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë kapur 183 klandestinë nga vendet e Lindjes së mesme.
Ndërsa që nga fillimi I vitit ky bilanc shkon në 330 klandestinë të kapur në kufirin tokësor me Greqinë, nga ku trafikohen këta shtetas të huaj./vizionplus