I nxehti ekstrem që ka përfshirë prej një jave pjesën lindore të Kanadasë ka shënuar të paktën 54 të vdekur në Kebek, bëhet e ditur nga autoritetet lokale.
Rreth njëzet e tetë të vdekur shkak i valës së të nxehtit ekstrem u raportuan vetëm në rajonin e Montrealit, njoftuan autoritetet shëndetësore të metropolit të Kebekut.
Raste të tjera u raportuan në jug-perëndim të provincës kanadeze frëngjisht folëse, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.
Pas një javë temperaturash ekstreme të regjistruara në lindje të Kanadasë, pritet nga sot të rikthehen temperaturat mesatare të stinës. Sipas parashikimit të motit pritet një rikthim i temperaturave normale në orët në vijim, pohoi Noémie Vanheuverzwijn, zëdhënëse e Ministrisë./atsh