Loading...

“Kafshë mu*i”, ministrin se mbajnë nervat, shan keq Bashën pas krahëve

Me akuza të ashpara është shoqëruar seanca e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i opozitës ka fajësuar qeverinë Rama dhe vetë kryeministrin për lidhje me krimin.

“Kërriç me Toyota Yaris, derrkuc qepe gojën, qepe gojën! Rilindja ka dalë lakuriq, çullak dhe të gjithë e kanë kuptuar se ajo është një kërmë që mbjell kolerën, kudo ku shkon. Numri 2 i PS është garanti i pastrimit të parave të krimit e mafias”, tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij nga Kuvendi duke përforcuar akuzat ndaj qeverisë.

Por ndërkohë që Basha në foltore akuzonte Taulant Ballën për lidhje me 3.4 milionë eurot në Toyota, dhe Xhafajn për vëllain e dënuar në Itali,ai është sharë keq nga ministri Xhafaj.

Nga pamjet e videos së mëposhtme kuptohet qartë që mininistri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili në nerva e sipër ndërkohë që Basha e akuzonte për vëllanë e ka quajtur atë “kafshë mu*i”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com