Loading...

“Juventus” niset drejt SHBA-ve për të zhvilluar turnetë miqësore

Ekipi i “Juventusit” është nisur nga aeroporti i Caselle drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të jenë 4 takimet miqësore që do të zhvillojë në 2 javë, që është edhe kohëzgjatja e turneut.

Ndeshja e parë do të jetë kundër “Bajernit” të Mynihut në datën 25 korrik në Philadelphia.

Ndeshja e dytë do të jetë kundër “Benfikës” në datën 28 në New Jersey.

Ndeshja e “All Star” i MLS-së do të zhvillohet në 1 gusht dhe në Atlanta në 4 gusht do të zhvillohet ndeshja kundër “Real Madridit” në Washington.

Trajneri Alegri ka grumbulluar për këtë turne plot 27 futbollistë, por mes tyre nuk do të jetë Cristiano Ronaldo që do ta nisi sezonin në 30 shtator së bashku me lojtarët që kanë qenë pjesë e Botërorit.

Në këtë turne do të mungojnë edhe Sturaro dhe Spinazzola për shkak dëmtimi. Drejt SHBA-ve po udhëtojnë të gjithë lojtarët e tjerë, përfshi këtu edhe disa nga afrimet e fundit që ka bërë “Juventus”. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com