Greqia është zgjuar sot e alarmuar nga zjarret masive në zonën e Atikës, në Athinë. Vendi po përjeton një situatë tmerri pasi deri tani numërohen mbi 50 viktima, qindra të plagosur dhe shumë të zhdukur.
Ndërkohë disa të tjerë që ia kanë dalë të mbijetojnë por kanë përjetuar gjithë momentet e frikshmë kanë dhënë dëshmitë e tyre për televizionet.
Një dëshmitare shqiptare e cila ka qenë vetëm 100 metra larg vatrës së zjarrit ka treguar për Neës 24 tmerrin që ka përjetuar.
Albana Rrumbullaku ka rrëfyer:
Momentet ishin shumë të vështira. Nuk gjej dot fjalë apo pamje që ta përshkruajë atë që përjetuam. Ishte një tragjedi e vërtetë. Në shtëpinë time në Athinë zjarri arriti 100 metra afër shtëpisë Këtu janë djegur mbi 1000 shtëpi. Ndërsa ën shtëpinë ku unë punoja erdhi dhe na mori policia. Na bashkuan me njerëz të tjerë për të na dërguar tek porti i qytetit ku jetojmë. Në ato momente pamë edhe trupa njerëzish që po i nxirrnin nga deti. Nuk dihet sa shqiptarë mund të kenë vdekur pasi shumë trrupave u ka mbetur vetëm skeleti.”
E përlotur dëshmitarja ka treguar se tani është bashkuar me familjen pasi gjendja është qetësuar disi, megjithatë rreziku nuk është shuar plotësisht.