Irani ka inauguruar sot prodhimin e një rakete ajër-ajër me rreze të mesme veprimi, të quajtur ‘’Fakur’’, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Amir Hatami, duke marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit.
Rakeatat e testuara me sukses vitin e kaluar tashmë do të përdoren nga avionët luftarakë iranianë.
“Nuk do të kërkojmë leje nga askush për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes”, shtoi ministri duke iu referuar presioneve të SHBA-ve kohët e fundit.
”SHBA dhe aleatët e saj e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës’’, theksoi Hatami./ atsh