Presidenti aktual i dha shtetësinë greke Janullatosit dhe është politikani i vetëm shqiptar që ka marrë dekoratën e kryqit të artë për shërbime të shquara ndaj kauzës dhe shtetit grek
Askush nuk e ka harruar që Ilir Meta ka qënë kryeministër i vendit në periudhën 1999-2002, kur socialistët qeverisën në tetë vitet e tyre të para.
Një lojë e ndyrë Ilir Metës dhe Fatos Nanos në kurriz të Pandeli Majkos, të cilin e “frynë” që të kandidojë përballë liderit historik socialist për kreun e partisë, bëri që “stërkëmbësi” i dy “elefantëve” në PS ta rrëzojnë Pandin nga posti i kryeministrit dhe i zënë vendin.
Thjeshtë për kujtesë iu rikthyem kësaj ngjarjeje, për të risjellë në skenë një nga ngjarjet më maskaradë që është bërë në afër tre vitet e qeverisjes së Ilir Metës, kur pasuria e shtetit vijonte të ishte pa inventar.
Nuk do të ndalemi tek milionat e parë të dollarëve të vënë nga Meta dhe Monika përmes shitjes së vagonëve që ishin dhuratë nga qeveria austriake, të cilin e zbardhi në atë kohë të vështirë Nikollë Lesi përme gazetës “Koha Jonë”. S’kemi çfarë t’i shtojmë artikullit të Nikollës, pavarësisht nëse është dakord Nikolla i sotëm me Nikollën e atyre viteve.
Nuk do të ndalemi as tek vjedhja e floririt të Kërrabës që e depozitoi të tërin në Londër që në atë kohë dhe tashmë që ‘vjel’ fitimet, në burg hyri ca kohë vetëm një fakir me mushkë.
Ndërkohë që ia vlen të ndalemi tek një skandal tjetër që nuk është vënë shumë në evidencë nga ana e medias shqiptare.
Bëhet fjalë faljen e 1 mijë metrave katrorë tokë truall në mes të Tiranës, ngjitur me ish godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anastasi Janullatosit për të ndërtuar Katedralen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Autoqefale ka vetëm emrin, se mesha ngrihet në gjuhën greke dhe drejtuesi kryesor dhe kupola e saj janë të gjithë priftërinj grekë.
Ilir Meta kur ka qënë kryeministër, ishte njëherësh dhe kreu i KRRTSH, që vendoste për shitjen apo dhënien e koncensioneve në Shqipëri. Të njejtën gjë ka bërë ish kryeministri Fatos Nano, ish kryeministri Sali Berisha dhe akoma më shumë kryeministri aktual Edi Rama.
Ilir Meta, asokohe kryeministër por dhe kryetar i KRRTSH vendosi nxjerrjen në treg dhe shitjen e afër 1 mijë metrave katror tokë truall ku është Katedralja e Kishës Orthodokse sot.
Nuk u bë asnjë debat publik, nuk u kërkua asnjë plotfuqishmëri nga ana e presidentit të asaj kohe Rexhep Meidani, pasi po tjetërsohej kundrejt pagesës truall, territor nga shtetit shqiptar në favor të një shtetasi grek si Aleksis Janullatos, që ishte në krye të Kishës Orthodokse në Shqipëri.
Një shkelje ligji, pasi në atë kohë nuk mund të shitej as blihej tokë truall në Shqipëri shtetasve të huaj, dhe në rastin konkret që në fillim është bërë shkelje ligjore.
Por shkelja vijoi më tej, ku në rrugën e hapur nga KRRTSH prej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, u miratua po me kërkesën e tij tashmë si zv.kryeministër nga qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, i cili me vendim qeverie i shiti truallin ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes, Janullatosit.
Qeveria shqiptare, me VKM Nr. 81, datë 06.02.2003, i shiti kësaj kishës së Janullatosit 966 m2, me çmim 1600 lekë/m2, për të ndërtuar katedralen.
Por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk qëndroi në “sinoret” e caktuara nga Këshilli i Ministrave, pasi ka zaptuar 5039 m2 sipërfaqe truall publik, duke ndërtuar jo 966 metër katror sa ka blerë nga shtetit shqiptar, por 1660 metër katror objekt.
Duke mos hyrë tek çmimi i ulët me të cilën është shitur toka e shtetit shqiptar një shtetasi grek, shtetësinë shqiptare s’ka mbushur vitin që e ka marrë Janullatosi, me administrator të vetëm shtetasin grek Janullatos, këmbëngulim në faktin se është lejuar të zaptojë tokë.
Janullatos ka uzurpuar tërë hapësirën publike, ish lulishte në qendër të Tiranës. Dhe këtë nuk e themi ne, nuk është akuza jonë, por e ka deklaruar vetë kreu i Kishës Orthodokse Janullatos në ditën e përurimit të Katedrales në mes të Tiranës. E ka pranuar kur tha se, janë 1660 metër katrore objekt, por dhe 4 mijë metër katrorë rreth saj, ambiente të Kishës, duke sakrifikuar hapësirën publike-lulishte të ndërtuar për qytetarët.
Dhe këtu ka heshtur dhe kryeministri Sali Berisha, njeriu që na e la në “derë” Janullatosin, pavarësisht deklaratave nacionaliste dhe kombëtariste që bën. Këtu ka heshtur dhe kryeministri aktual Edi Rama, kanë heshtur të gjithë, pasi të gjithë janë të “zhytur”.
Ndërkohe që cilësohet dhe biznes me Person Juridik “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, biznes i miratuar me Vendim nr.2498 të Gjykatës të Rrethit Tiranë, dt. 19.03. 2009.
Ajo ka përfaqësues dhe administrator të vetëm Anastasis Gerasimos Jannoulatos, lindur më 4 nëntor 1929 në Greqi, me shtetësi dhe kombësi greke. Pra pa qënë shtetas shqiptar, një shkelje ligji ky element bazë, që ka tjetërsuar territor shqiptar në zemër të kryeqytetit.
Por dhe ka zaptuar dhe një sipërfaqe prej 5039 metër katrorë, mbi të cilën, ka ndërtuar në mënyrë antiligjore një objekt të quajtur “Kisha e Katedrales Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”.
Ilir Meta në kohën që ka qënë kryeministër në qeverinë socialiste ia bëri këtë mirësi Anastasis Janullatos, ndërkohë që disa vite më vonë, kur Meta u bë President i dha dhe shtetësinë shqiptare. Ndaj sa herë që Janullatos e takon Metën e puth në të dyja faqet, e vë në krye të vendit.
Ndërkohë që burimet saktësojnë se për shkak të ndërtimit të Katedrales së Janullatos, u transferua dhe Ministria e Mbrojtjes tek Shkolla e Bashkuar, nga frika e përgjimeve.
Nuk është hera e parë që akuzohet Janullatos si njeri në shërbim të Greqisë, madje misioni i tij ky është, e ka deklaruar dhe vetë.
Ndërsa Ilir Meta, njihet rëndom si një nga miqtë më të mirë të Greqisë, ndaj ka marrë dhe dekoratën për shërbime të vyera ndaj Athinës.
Pavarësisht se po përpiqet të portretizohet si politikani që ka në dorë marrëveshjen e “detit” me Greqinë si edhe mjaft patriot, Presidenti Ilir Meta është një politikan që e duan shumë qarqe të caktuara politike në Greqi.
Madje, ai është ndër të vetmit politikanë të lartë shqiptarë që ka marrë Medaljen “Kryqit të Artë” të Parlamentit të Greqisë. Bëhet fjalë për një medalje që nuk i jepet çdokujt nga Parlamenti i Greqisë, por personazheve që ata i shohin pranë kauzave të tyre.
Medaljen në fjalë, Meta e mori në tetor të vitit 2016, pak javë pasi ishte zgjedhur president, në vizitën e zhvilluar në Greqi ku edhe “harroi” të flasë për çështjen Çame, gjë e cila shkaktoi një furtunë politike asokohe në Shqipëri nga PDIU.
Ndërkohë që Meta është shpresa e opozitës për të ngritur një kauzë për të akuzuar Ramën për marrëveshjen e “detit”, kur ishte kryeministër i shiti falë fare tokë truall në mes të kryeqytetit një shtetasi grek, Anastasis Janullatos. Pavarësisht pozicionit në krye të Kishës Orthodokse./Pamfleti