Loading...

I vunë tritol në Vlorë, zbulohet emri i pronarit të makinës, shpërthimi sapo zbriti nga mjeti

Policia ka identifikuar pronarin e automjetit te cilit iu vendos eksploziv ne Vlore. Shpërthimi fuqishëm u dëgjua në mëngjes herët në lagjen “24 Maji”. Banori i zonës kishte parkuar makinën pranë një blloku pallatesh dhe pak minuta më vonë ka parë mjetin e tij të shpërthejë. Sipas informacionit të policisë, makina tip “Benz” me targa AA 720 FD i përket Agim Ismalaj, 30 vjeç, me banim në Vlorë.

Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia rrethoi zonën dhe nisi hetimin për ngjarjen.

Dyshohet se makina ka shpërthyer nga një lëndë plasëse. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë patur rrjedhje gazi.

Pas ekspertimit të plotë do të përcaktohet edhe shkaku i saktë i shpërthimit të mjetit në Vlorë.

Jashtë kamerave, banorët treguan se shpërthimi ishte i madh dhe ka shkaktuar edhe dëme materiale në banesat aty pranë./lajmifundit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com