Një vajzë 23-vjeçare ka helmuar familjarët gjatë një darke duke lënë 5 të vdekur. Policia tha se e reja kishte për qëllim të vriste vetëm bashkëshortin dhe vjehërrit, por ushqimi i helmuar i është servirur disa prej të ftuarve. Ngjarja ka ndodhur në Indi dhe 23-vjeçarja është identifikuar si Pradnya Survase.
“Pradnya pretendon se që në fillim të martesës ajo është tallur nga familjarët e burrit për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës dhe faktit që nuk gatuan mirë”, tregoi inspektori i zonës.
23-vjeçarja kishte hedhur në ushqim një helm që përdoret për të vrarë gjarpërinjtë. Ajo pretendon se bashkëshorti dhe dy motrat e tij e torturonin.