Një i ri shqiptar ka humbur jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Itali. Viktimë mësohet se ka mbetur Besar Mislyni, i cili ndërroi jetë në spital.
24-vjeccari ndërsa po udhëtonte me makinën e tij “Ford Fiesta” doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në zonën e quajtur Montefalcone. Edhe pse Mislyni u dërgua me urgjencë me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.