Qeveria lokale e rajonit administrativ kinez të Hong Kongut, do të japë një grant prej 23 milionë dollarësh për hulumtimin shkencor që synon të kuptojë ndikimin e sëmundjes së Alzheimerit mbi kinezët etnikë.
Sipas gazetës “South China Morning Post”, në deklaratën nga Institucioni i Granteve të Kërkimit është bërë e ditur se për hulumtimin me temë “Ndikimi i sëmundjes së Alzheimer-it mbi kinezët etnikë” i udhëhequr nga profesoresha e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë Hong Kong, Nancy Ip Yuk-yu, këtë vit është siguruar me një grant prej 23 milionë dollarësh.
Profesoresha Yuk-yu theksoi se deri në vitin 2039 në Hong Kong pritet që 330 mijë qytetarë të preken nga sëmundja e Alzheimerit.
“Është realitet në mjekësi që grupet e ndryshme etnike të kenë reagime të ndryshme ndaj sëmundjeve. Një pjesë e madhe e hulumtimeve rreth sëmundjes së Alzheimerit është përqendruar tek raca e bardhë. Që të mund të marrim rezultate konkrete në të ardhmen për trajtim duhet të zhvillojmë databazën tonë etnike”, shtoi ajo./atsh