Loading...

HAPËSIRË – Zbulohet ylli që ”gëlltit” planete

Një yll i ri po ”gëlltit” planetet që po krijohen rreth tij, në një katastrofë kozmike që ndodhet 450 vite dritë larg Tokës, sipas një zbulimi të publikuar në revistën “Astronomical Journal”.

Prej dekadash ndryshimet e ndriçimit të këtij ylli kanë qenë një enigmë për astronomët dhe vetëm pasi u pa me rreze X nga teleskopi “Chandra” i NASA-s u arrit të vërrhetet se drita e këtij ylli, që quhet “RW Aur A”, errësohej përkohësisht nga një re mbetjesh.

Grupi i kërkimit, i koordinuar nga Hans Moritz Guenther, ka zbuluar kështu se dy prej planeteve që po krijoheshin rreth yllit janë përplasur mes tyre duke prodhuar një re të dendur gazi, fragmente dhe pluhura që janë duke rënë pa pushim në yll, duke errësuar kështu dritën e tij.

“RW Aur A” është një yll relativisht i ri, mosha e të cilit përllogaritet disa miliona vite dhe vjen rrotull një bashkëmoshatari të vetë, ylli “RW Aur B”.

Të dy kanë madhësinë e Diellit.

Ndryshimet e dritës së këtij ylli vëzhgohen në mënyrë të vazhduar që prej vitit 1937, me periudha ku shkëlqimi është më i ulët dhe që zgjasin pak muaj.

Që prej asaj kohe janë verifikuar peridha të tjera errësimi në vitin 2011, për gjashtë muaj, më pas në vitin 2014 dhe 2017. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com