Loading...

HAPËSIRË – Hëna dhe Marsi japin spektakël me eklipsin më të gjatë të shekullit

Një “Hënë e Përgjakur” do të vijë e shoqëruar nga Marsi që do të ndriçojë më shumë se çdo herë tjetër.

Të premten në qiell do të mund të shohim spektakël, me eklipsin më të gjatë të plotë të Hënës të shekullit të XXI që do t’i japë pamje të kuqe satelitit tonë, ndërkohë që Marsi, pothuajse shumë pranë Tokës do të jetë më i shndritshëm.

“Ky është një bashkim i fenomeneve të rralla dhe interesante”, deklaroi Pascal Descamps, astronom në Institutin e mekanikës qiellore dhe llogaritjes së kalendarit (IMCCE) në Observatorin e Paris-PSL.

“Hëna do të marrë një ngjyrë të kuqe si bakër dhe Marsi, që njihet si planeti i kuq, do të jetë pranë saj, shumë i ndritshëm, me një ngjyrë portokalli të lehtë”, shtoi ai.

Ky spektakël mund të shihet me sy të lirë, pa asnjë rrezik. Dylbitë, syzet dhe teleskopët do të mundësojnë të përfitoni më shumë.

Eklipsi do të jetë i dukshëm, pjesërisht ose i plotë, vetëm në gjysmën e botës. Ai mund të shihet nga Afrika, Europa, Azia, Australia.

Por, Afrika Lindore, Lindja e Mesme dhe India do të shijojnë më shumë këtë spektakël

Franca metropolitane do të shohë vetëm fundin e eklipsit.

Fenomeni i plotë do të fillojë në orën 17:14 GMT dhe do të përfundojë në orën 23:28 GMT.

Eklipsi i plotë do të zgjasë një orë e 43 minuta duke e bërë kështu eklipsin më të gjatë të Hënës të shekullit XXI./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com