Plot pesë vjedhje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Vlorë. Raportimi vjen nga vetë Policia, e cila nga ana e saj, plot pesë herë deklaron “zyrtarisht” se po “punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
Vjedhjet janë nga më të ndryshmet, që nga shtëpitë, shezllonet në plazh, apo varëse e bizhuteri nga qafa
Njoftimet e Komisariati të Policisë, Vlorë
Më datë 02. 07. 2018, në fshatin Zvërnec, persona të pa identifikuar, kanë vjedhur disa shezllone e çadra, në lokalin në pronësi të shtetasit M. T., vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 01. 07. 2018, shtetasja Gj. Sh., vjeçe 86, banuese në Vlorë, kallëzon se në lagjen “29 Nëntori”, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur një varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 02. 07. 2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia 3”, është vjedhur banesa e shtetasit D. A., vjeç 35, ku kanë marrë disa orendi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 02. 07. 2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur banesa e shtetasit K. K., vjeç 30, ku kanë marrë orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 02. 07. 2018, gjatë natës, në fshatin Akërni, është vjedhur banesa e shtetasit D. B., vjeç 39, banues në Akërni, ku kanë marrë 1 televizor dhe disa aksesorë elektrikë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.