Loading...

Hahn tregon “çelësin” si Shqipëria mund të hapë negociatat

Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është prova më e fortë se negociatat me Shqipërinë kanë nisur dhe se vitin e ardhshëm do të jetë hapi i radhës i këtij procesi.

Kështu thotë komisioneri Hahn i pyetur për skepticizmin e presidentit Francës Emanuel Makron për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Johannes Hahn ,Komisioner për zgjerimin në BE: Kam shumë besim se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë do te hapen vitin e ardhshëm. Procesi i Vettingut tregon gatishmërinë se për këto vende, negociatat kanë nisur tashmë. Synimi ynë është të marrim një dritë jeshile për të gjitha vendet në mesin e vitit të ardhshëm.

Hahn ngre alarmin për influencën e Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe përdorimin e vendeve të rajonit si “kuaj Troje”, në momentin që anëtarësohen në BE.
“Kombinimi i sistemit kinez të kapitalizmit dhe diktaturës mund t’i vendosë liderët ballkanikë në krah të Pekinit. Kina ka bërë disa investime të rëndësishme në infrastrukturë, siç është rasti i autostradës së famshme në Mal të Zi.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për strategjinë e Kinës dhe të reagojmë në mënyrën tonë. Kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha të Europës”.
Komisioneri për Zgjerim thotë se BE ndodhet aktualisht përballë dy zgjedhjeve, eksportimit të stabilitetit në Ballkan ose importimit në Union të paqëndrueshmërisë që mund të vijë me anëtarësimin e vendeve të rajonit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com