Loading...

GREQI – Kotzias: Frika sjell skenare shkatërrimtare, të guximshmit bëjnë marrëveshje të drejta

Greqia ka vendosur të dërgojë një mesazh në Lindje dhe në Perëndim, drejtuar të gjithë miqve tanë ose jo, se ndaj kujtdo që shkel parimet e sovranitetit kombëtar dhe respektin ndaj nesh, do të merren masa, pasi koha kur mendohej se diplomacia duhet të bëjë një sy qorr ka kaluar, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, ANA.

I pyetur për tensionin e ditëve të fundit për marrëdhëniet greko-ruse dhe anulimin e mundshëm të vizitës së ministrit të Jashtëm rus në Athinë, Kotzias tha se ai nuk është i shqetësuar dhe shprehu shpresën se çdo problem do të zgjidhej në mënyrë miqësore.

Ministri grek nënvizoi se nuk është i shqetësuar për lidhjet greko-ruse.

“Unë jam i shqetësuar për një ndryshim që po ndodh në vendin tonë. Kur unë kërkoj që ushtarët turq të largohen nga Qiproja, ata më përgjigjen se kjo nuk është patriotike, të rrinë ca. Kur kërkoj të zgjidh çështjen e emrit me Shkupin, më thonë, mos nxito. Kur marr masa kundër njerëzve që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe rregullat e mikpritjes së një vendi, ata thonë se ju nuk duhet ta kishit bërë këtë. Nuk e kuptoj pse. Nga njëra anë, njerëzit përdorin retorikën e urrejtjes në vend edhe ndaj vendeve të vogla si Maqedonia, Shqipëria dhe të tjerët dhe, nga ana tjetër, kur vendet e mëdha shkelin rregullat tona, ata thonë se ne duhet t’i mbështesim dhe t’u përulemi”, thekson Kotzias. 

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, Kotzias tha se kushtet ishin pjekur për një marrëveshje.

“Ata pretendojnë se ne nxituam, por kushtet ishin pjekur. Kur kushtet janë pjekur, kjo do të thotë që duhet të vazhdosh me atë që mund të bësh”, tha ai.

“Ne duam që pala tjetër (qeveria maqedonase – shën. i përkth.) të bindë shoqërinë e saj, të fitojë shumicën në parlament, referendumin, të rishikojë kushtetutën e saj, të vazhdojë me vendime të vështira”, tha ai.

Kotzias theksoi se kompromiset janë të domosdoshme në një negocim./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com