Loading...

GREQI – Cipras viziton Matin, vendin e katastrofës së zjarreve

Kryeministri grek, Aleksis Cipras vizitoi sot në mëngjes Matin dhe Rafinan, dy lokalitete në lindje të Athinës, të prekura nga zjarret, që shkaktuan të paktën 91 të vdekur, njoftuan shërbimet.

Për të shmangur manifestimet e nervozizmit të banorëve të këtyre dy zonave turistike të shkatërruara një javë më parë, kryeministri nuk i ka lajmëruar mediat, gjë për të cilën kanë këto të fundit kanë shprehur keqardhje.

“Takimi i kryeministrit me zyrtarët dhe qytetarët e rajonit zgjati rreth një orë”, sipas një komunikate të shkurtër.

Mes nervozizmit dhe humbjes së shpresës, ndërkohë që bilanci i të vdekurve sa vjen dhe rritet, banorët e Matit dhe Rafinas kanë filluar këto ditët e fundit të pastrojnë vendet e katastrofës.

Trupat e 28 viktimava janë në proces identifikimi.

Si pasojë e erërave të forta, zjarri i 23 korrikut në malin e Pentelit u përhap për të paktën një orë te banorët e Matit dhe Rafinas.

Disa banorë janë djegur në automjetet e tyre në përpjekje për t’u arratisur. Të tjerë në përpjekje për të shkuar në det janë bllokuar nga flakët që kanë përfshirë disa vende.

Ndërkohë që ekspertët kanë ngritur pikëpyetje për mungesën e një plani urban në këto rajone të mbjella me pisha, qeveria dyshon për një zjarr të qëllimshëm dhe një hetim gjyqësor ka nisur për këtë çështje.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras mori përsipër përgjegjësinë politike për këtë tragjedi, por pa akuzuar menaxhimin operacional të forcave të shpëtimit, ndërkohë që opozita dhe media kritikojnë mmungesën e koordinimit të shërbimeve të ndryshme.//atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com