Loading...

GREQI – Cipras: Asgjë dhe askush nuk do të harrohet, këto janë orët e bashkimit, kurajos dhe solidaritetit

Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi sot se asgjë dhe askush nuk do të harrohet, asgjë dhe askush nuk do të lihet pa ndihmë dhe me ndihmën e shtetit asgjë nuk do të lihet pa përgjigje.

“Asgjë dhe askush nuk do të harrohet, asgjë dhe askush nuk do të lihet pa ndihmë dhe me ndihmën e shtetit asgjë nuk do të lihet pa përgjigje”, – deklaroi Kryeministri grek, Aleksis Cipras në një fjalim televiziv për popullin grek.

Zjarret shkatërruese kanë shkaktuar të paktën 74 të vdekur dhe qindra të plagosur.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjejmë këto momente. Vendi po përjeton një tragjedi të tmerrshme”, – deklaroi Cipras.

“Dhjetëra jetë njerëzish kanë humbur … dhe është shumë e rëndë për të gjithë, por më shumë për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre, por gjithashtu dhe për ata mes nesh që mbajnë poste me përgjegjësi”, – shtoi ai.

“Sot, Greqia është në zi dhe në kujtim të atyre që kanë humbur jetën do të vendosim tri ditë zie kombëtare”, – theksoi Cipras.

“Nga ana tjetër ne nuk duhet ta lëmë dhimbjen të na mundë, sepse këto orë janë orët e përpjekjeve, bashkimit, kurajos dhe kryesisht solidaritetit”, – shtoi ai.

“Vetëm në këtë mënyrë ne mund t’i bëjmë ballë, të gjithë së bashku, kësaj tragjedie”, – nënvizoi Cipras./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com